Kosova pjesë e konferencës në Bukuresht për infrastrukturën kritike në BE

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 09:54 | Nga

Republika e Kosovës po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Komisioni Evropian me temën “Mbrojta e Infrastrukturës Kritike në BE dhe vendet fqinje të BE-së”, të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe vendet fqinje të BE-së.

Delegacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) prezantoi të arriturat e vendit tonë në këtë fushë, me theks të veçantë elaboroi Projekt-ligjin për infrastrukturën kritike, i cili është në proces të finalizimit dhe i cili është plotësisht në pajtim me Direktivën 2008/114 të BE-së.

Njëkohësisht, delegacioni i MPB-së kërkoi mbështetje nga Komisioni Evropian në fazën e zbatimit të ligjit, përkatësisht pjesëmarrjen në programet dhe projektet e BE-së në fushën e mbrojtjes së infrastrukturës kritike.

Vlen të theksohet se u konsiderua lartë nga Komisioni Evropian dhe shtetet pjesëmarrëse projekt-ligji i hartuar nga MPB dhe vizioni për identifikimin e infrastrukturave kritike me ndikim regjional dhe më gjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme