Kosova po përballet vazhdimisht me lajme të rreme, kërkohet që mediet të kenë kujdes

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 14:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

OSBE-ja dhe Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës kanë mbajtur punëtorinë me temën “Luftimi i lajmeve të rrejshme dhe i propagandës në mediet online”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se lajmet e rrejshme ose “fake news” po vazhdojnë të mbesin një sfidë e madhe për vendin tonë pasi që edhe ndëshkimi i tyre nuk po shkon në adresën e duhur.

Imer Mushkolaj, Kryetar i bordit të Këshillit të medieve të shkruara, tha se Kosova po përballet vazhdimisht me lajme të tilla dhe se shpërndarja e tyre është bërë më e lehtë me zhvillimin e teknologjisë.

“Zakonisht së pari na bien në mend presidenti amerikan pasi që ai dhe njerëzit rreth tij sollën në vëmendje si term, por si proces veprim nuk është diçka e re”.

“Edhe ne në Kosovë vazhdimisht kemi pasë lajme të rrejshme, mirëpo zhvillimi i teknologjisë e ka bë më të lehtë shpërndarjen e tyre, nëse flasim me gazetarë gjenerata më të vjetra ata do të thoshin që nuk janë përballë me raste të tilla, por kjo nuk është e vërtetë pasi që mënyra se si janë përballë, ka qenë më ndryshe”.

“Tek ky panel flasim për mënyrën e vetërregullimit të medieve, por edhe betejës kundër lajmeve të rrejshme”.

Sipas Mushkolajt lajmet e rrejshme dhe ato jo të plota nuk duhet të rangohen në të njëjtën kategori si “Fake neës”.

“Lajmet e rrejshme janë ato që i lexojmë çdo ditë në media të caktuara, por nuk i japin përgjigje atyre 5 pyetjeve se si duhet të bëhet gazetaria, ne të gjithë ballafaqohemi me linçe dhe ueb faqe që i shohim se janë prodhime të rrejshme”.

“Shpeshherë kam përshtypjen se jemi në një situatë ku gjithçka çka nuk është e plotë si lajm ne e emërtojmë si lajm të rrejshëm dhe unë jam ithtar i asaj që një lajm i cili nuk është i plotë të trajtohet si jo i plotë por një lajm të rrejshëm për të cilin qëllimi ka qenë të jetë lajm i rrejshëm të trajtohet si i tillë”.

Ndërsa gazetarja Arta Berisha, tha se në kuadër të shumë projekteve që merren me natyrën e këtij problemi rezultatet tregojnë që në shumicën e shkrimeve mediale është trajtuar verifikimi i lajmeve të para.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë që jo gjithçka çka lexojnë në lajme dhe mediume të caktuara është e vërtetë, ne shpesh e perceptojmë nga rrethi dhe familja  se si jeta e tyre mund të ndryshojë për një çast në bazë të asaj çka lexojnë në portale online”.

“Rezultatet në kuadër të projektit tregojnë që në shumicën e shkrimeve e kanë trajtuar një element që është verifikimi i lajmeve të para. Si gazetare unë e di e secili e duam që çdo lajm që e merr ne nuk e publikojmë menjëherë pasi nuk e kemi atë komoditet”.

“Shpeshherë edhe lajmet të cilat në fund të ditës publikohen pa një burim ose konfirmim, rezultojnë si lajme të rrejshme, por sipas Berishës kjo nuk është e duhur pasi që këto lajme duhet të cilësohen si lajme të pa plota”.

“Ka ndodhur në disa raste që shumë shpesh të publikohen informata dhe në fund të ditës ato lajme rezultojnë të pasakta, atëherë këtu është mirë të definohet kur kemi të bëjmë me një lajm gjysmë të vërtetë që i servohen publikut e në njërën anë nuk është një gazetari e mirëfilltë”.

“Ajo çka mund të them për disa portale në Kosovë është se nuk janë ato që prodhojnë fake neës por keqinformata për shkak të mos verifikimit të informacionit, kemi edhe informata që vijnë në formën e dezinformimit, ku jepet një lajm i pa plotë dhe ne nuk e dimë se çka ka ndodhë në të vërtetë”.

Ndërsa deputetja nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, tha se mediet problemi e tyre duhet ta vetërregullojnë para se ligji të merret me to.

“Ne jemi në proces të amandamentimin për ligjin për KPM-në, kjo temë është me interes për mua pasi është një nga çështjet ku merrem jo direkt me mediat. Legjislacioni ne Kosovë e siguron lirinë e medias por edhe i rregullon çështjet të cilat keqpërdoren”.

“Për lajmet e rreme besoj që rregullohet pasi ekziston ligji për shpikjet, shpresoj që ky deformim do përfundojë edhe nga vetë mediet. Duhet që sa ma pak që këto çështje të vetërregullohen”.

“Nëse nuk ka një iniciativë seriozë nga ana e medieve që këtë punë ta rregullojë politika por kjo punë nga ana politikë do bëhet keq, prandaj ndoshta duhet këshilli i medieve të shkruara të ndërmarrë diçka që ti paraprijë çfarëdo përpjekje të politikës që të mos merret me këtë punë”.

Të ngjashme