Kosova prin me nivelin më të lartë të papunësisë në Ballkan, Shqipëria qëndron më së miri

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Papunësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor është dyfish më e lartë në krahasim me Bashkimin Evropian. Ndërsa Kosova prin me nivelin më të lartë të papunësisë.

Gjysma e të rinjve në Kosovë janë të papunë. Apo thënë më saktësisht 49,1% e të rinjve nuk punojnë.

E menjëherë pas Kosovës vjen Bosnje dhe Hercegovina me 36,6%. Pastaj Mali i Zi me 36%.

Maqedonia e Veriut renditet e katërta me 35,7% të të rinjve që nuk punojnë.

Serbia dhe Shqipëria kanë një dallim shumë të vogël prej 0,01%, raporton REL.

Me 26,6% të të rinjve që nuk punojnë, Serbia del e parafundit në këtë skemë. Ndërsa Shqipëria është shteti që qëndron më së miri sa i përket të rinjve të punësuar me 26,5%.

Të ngjashme