Kosova shënon Ditën Evropiane të Numrit Emergjent 112

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 13:48 | Nga

Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, filloi manifestimin publik në komunën e Graqanicës, ndërkohë që manifestimet po vazhdojnë edhe në komunën e Pejës dhe në Mitrovicë.

Ceremoninë kryesore e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  Valdet Hoxha, i cili tha se është i lumtur që merr pjesë në hapjen e kësaj fushate të numrit unik 112, numrit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me këtë rast ai falënderoi misionin e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme për projekte me rëndësi për qytetarët.

“Vërtetë është kënaqësi që të marrë pjesë në promovime të tilla, të promovimit të numrit emergjent, sepse dihet që sipas direktivave të Bashkimit Evropian ne duhet të kemi një numër unik të emergjencave. Ne sot jemi në mbështetje edhe të aktiviteteve tjera që do të mbahen, sepse kjo është shumë e rëndësishme,sidomos për fëmijët që mos të jenë të ngarkuar me shumë numra, por të bazohen vetëm te një numër.”, tha Hoxha.

Zëvendësministri Hoxha vuri në dukje përkushtimin e MPB-së dhe të organizatave që e mbështesin,se përveç rendit dhe sigurisë publike, si objektivat kryesore të qeverisë, ju jepet shumë rëndësi edhe mbrojtës së jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës, duke u fokusuar që të mbetemi tek një numër unik, që do të mbetet edhe më tutje dhe do të ketë përpjekje maksimale që gjatë këtij viti të ketë avancim edhe të numrave tjerë për nevoja të qytetareve dhe që gjatë këtij vitit të kemi integrimin e të gjitha thirrjeve.

“Po e shprehë përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për mbështetjen qoftë të aktiviteteve tjera, por edhe hartimin e politikave në mënyrë që hartojmë legjislacionin me vendet e BE-së, sepse aty është edhe synimi i jonë që të jemi qytetarë të botës së ndërlidhur dhe të bashkëjetesës më të gjithë qytetarët”,- theksoi zëvendësministri Hoxha.

Ndërsa analisti i Programit për Mjedis, Klimë dhe Rezistencë ndaj Fatkeqësive i UNDP-së, Fumihiko Tominaga, theksoi se UNDP ka vazhduar që të përkrahë për eliminimin e rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore në Kosovë që nga viti 2010, dhe është vazhduar që të përkrahet edhe në dita e numrit unik të emergjencave 112.

Ai tha se është shumë e rëndësishme se këtu është kuptuar se është duke u bërë një punë e mirë në prezantimin e këtij numri dhe që zyrtarët janë gjithmonë të gatshëm të përgjigjen. Ai tha se Kosova është vendi i parë në rajon që e ka numrin unik dhe që shumica e qytetarëve janë në njohuri të këtij numri.

Në këtë konferencë që u mbajt në objektin e komunës së Graqanicës, folën edhe znj. Zana Hoxha-Edip nga UNDP dhe Mahir Hasani nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave. Tre zyrtarëve më të dalluar të komunës së Granqaicës në fushën e emergjencave iu ndanë mirënjohje.

Pamje 1 Pamje 2 Pamje 5

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme