Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia përfituese të fondit 250 mijë €

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 12:49 | Nga

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të jenë përfituese të një fondi prej 250-mijë euro në kuadër të projektit rajonal për menaxhimin e Ekosistemit Ndërkufitar.

Këtë fond do ta alokojë Ministria për Bashkëpunim Ekonomik e Gjermanisë, e cila promovoi në Tiranë përmes Organizatës gjermane të Zhvillimit projektin e diversitetit mjedisor, raporton RTK.

Fondi prej 250 mijë euro i qeverisë gjermane, është i dedikuar për projektin mjedisor për zonën e Sharrit në Kosovë, Korabit në Shqipëri dhe Koritnikut në Maqedoni. Tre ministrat homolg të mjedisit prezantuan në Tiranë masat konkrete që mundësojnë menaxhimin ndërkufitar të rëndësishëm për biodiversitetin.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia sipas ministrit shqiptar të Mjedisit, Lefter Koka tashmë kanë përafruar legjislacionin dhe janë në fazën e zbatimit të marrëveshjeve që përcaktojnë strategjinë e përbashkët mjedisore.

Sharri, Korabi dhe Koritniku tre male që lidhin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë janë shpallur zonë e mbrojtur ndërkufitare sipas memorandumit të vitit 2013.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme