17 shkurti i vitit 2017 shënon nëntëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15: 39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.
Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.
Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike.
Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 123 shtete.