Kosova s’përmbush nevojat me grurë, apelohet për kujdes në importimin nga Serbia

Prishtinë | 20 Tet 2018 | 08:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova nuk përmbush nevojat me grurë. Këtë vit janë dorëzuara 120 mijë tonelata me grurë në të gjitha pikat grumbullues në vend, raporton Ekonomia Online.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi, i ka thënë Ekonomia se duhet të bëhet kujdes me importimin e grurit apo miellit nga jashtë e sidomos nga Serbia pasiqë po i njëjti është i cilësisë së dobët.

“Bazuar në statistika të cilat janë krijuar prej komisionit qendror, lidhmërinë e burimeve të statistikave i ka pas prej komunave përkatëse, atëherë ka dalë një shifër e veprimtarisë prej 250 mijë tonelata të prodhuara grurë, megjithatë bazuar në kushtet të cilat kanë treguar sasinë e dorëzuar në mulli del një shifër krejtësisht tjetër”.

“Në statistikat e treguara prej mullisëve burimi i cilëve kanë qenë vetë bujqit që e kanë dorëzuar grurin në mullit e Kosovës na del se janë 120 mijë tonelata”, tha ai.

Sipas tij, vetë ekspertët e kësaj lëmie në Serbi kanë vlerësuar se cilësia e grurit atje nuk është e lartë, dhe si e tillë nuk mund të jetë e shëndetshme. Veç nga Serbia importohen prej 135 mijë tonë deri 140 mijë tonë.

“Kemi informata nga ekspert gjegjës në Serbi të cilët kanë prezantuar se në tërësi gruri i importuar nga Serbia është i cilësisë së dobët dhe bazuar në atë se çfarë ne deri tash kemi importuar prej Serbisë, prej këtu ju sugjeroj edhe konsumatorëve se gruri i importuar prej Serbisë gjegjësisht importimi i miellit prej atje nuk pritet të jetë cilësor bazuar në lëndën e parë që e përdorin ata dhe lëndë që do të përcjellët për veprimtari të dobët sa i përket cilësisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm”.

“Bazuar në statistikat që i kemi përcjell ne  prej 135 mijë tonë deri 140 mijë tonë janë importuar rregullisht, prandaj ne kërkojmë që ajo sasi që importohet të jetë cilësore”, tha Farizi.

Ai ka thënë se për shkak të sasisë së vogël të rendimentit të grurit, ekziston mundësia që të rritet edhe çmimi i bukës, raporton EO.

“Disa janë shpreh se pritet rritja e çmimit të bukës, nuk kam dashur të ndërhyj në atë. unë jam duke i përcjell statistikat në gjithë botën. Çmimet e bukës në Kosovë janë më të ultë në regjion. Edhe nëse ka ndonjë rritje ajo do të jetë simbolike kryesisht për shkak të konkurrencës së madhe që është nga furrat se edhe ata nuk punojnë me fitim të madh. Çmimi ka qenë tepër i ultë dhe nëse ka ndonjë rritje ajo do të jetë në nivel me regjionin”.

“Bazuar në kushtet dhe veprimtarinë që kanë pasur bujqit vitin e kaluar këtë vit kemi qenë të pafat për shkak të kushteve klimatike që kanë dominuar me shira të tepërt dhe të kohëpaskohshëm në sipërfaqe të mbar Kosovës, por edhe në regjionin e Ballkanit në përgjithësi që ka sjell një vështirësi për korrje”.

Të ngjashme