Kosova synon njohjen e patentë shoferëve nga Mali i Zi, Zvicra dhe Franca

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 13:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, Këshillit Federal Zviceran dhe Qeverisë së Republikës së Francës për njohjen reciproke të patente shoferëve, raporton Ekonomia Online .

Ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa, tha se gjatë ndërrimit të patentë shoferëve nuk kanë nevojë të hyjnë në provime tjera teorike dhe praktike.

“MPB ka qëllim përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e trafikut rrugor në territorin nëpërmjet dy palëve kontraktuese, kjo marrëveshje do zbatohet ne mënyrë të detajuar procedurat e njohjes së patentë shoferit. Projekt-marrëveshja ka kaluar nëpër procedurat e parashikuara dhe nuk bie në kundërshtim me ligje dhe akte tjera nënligjore”, tha ai.

 “…Gjatë ndërrimit të patentë shoferëve nuk kanë nevojë të hyjnë në provime tjera teorike dhe praktike. Zotimi i saj nuk kërkon financim nga buxheti i Kosovës, por ky projekt është plotësisht në vijën e prioriteteve të MPB-së”, tha ai.

Të ngjashme