Kosova të merr masa për mbrojtjen nga vërshimet e mundshme

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), thotë se vërshimet e mundshme që janë parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, hyn në kategorinë e vërshimeve të shpejta duke përfshirë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mundë të shkaktojnë dëme të paparashikueshme.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në bazë të përgjegjësive ligjore që i ka, bazuar në ligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, ka bërë paralajmërimin e duhur me dhënien e informatave në lidhje me vërshimet e mundshme që mundë të ndodhin në zona të ndryshme të vendit, ndërsa institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, në mënyrë që dëmët e mundshme të jenë sa më të vogla”, ka shkruar ai nw Facebook.

Të ngjashme