Kosova trashëgoi shumë probleme mjedisore, shteti të investojë në riciklim

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 13:54 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s Do It” ka organizuar  Forumin “EverGREEN Kosovo”, në të cilin janë adresuar  dhe identifikuar sfidat mjedisore që shkaktojnë ngecje dhe pasoja socio-ekonomike në zhvillimin e një shteti, raporton EkonomiaOnline.

Në pjesën e tretë të këtij forumi u diskutua për sfidat mjedisore dhe zgjidhjet, bashkëpunimi i sektorëve publik-privat.

Këshilltari Politik i ministrit të MMPH-së, Leutrim Sahiti ka thënë se sfidat në fushën e mjedisit janë të mëdha dhe janë të trashëguara.

Sahiti tutje ka thënë se këto probleme nuk janë  marr seriozisht  nga niveli qendror dhe komunat.

“Fakt qe kemi sfida të mëdha që janë të trashëguara dhe nuk është marr seriozisht qoftë nga niveli qendror dhe komunat, por kemi pas edhe vetëdije të qytetarëve sa i përket ndotjes kemi hapa pozitivë. Si ministri jemi përballur dhe po përballemi me sfida të shumta të cilat janë në sferën e menaxhimit  të mbeturinave, mungesë të implementimit të ligjit për gjobat mandatore. Kemi komuna të cilat ende s’kanë inspektorë të mjedisit është e pamundur, të kemi zbatim te kornizës ligjore, kemi kapacitete te vogla te kompanive të pastrimit.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se vetëm atëherë kur ka ndotje të madhe të ajrit në vend kujdesemi për ajrin

 Tutje Kusari-Lia ka thënë se me iniciativa individuale nuk mund të arrihet rezultat.

“E para si prioritet duhet nuk mundemi çështjet mjedisore t’i lejmë xhepa-xhepa.

S’mundemi politiken fiskale te ndamë pa pas komponentin mjedisore pjesë të saj. Strategjia e autostradës së Dukagjinit që ka kushtuar 1 miliard euro nuk ka vlerësim mjedisor, s’ka vlerësim social. Ndikimet mjedisore dhe sociale behet pjese e çdo projekti.

Fitim Krasniqi nga Këshilli danez i refugjateve në Mitrovicë, ka thënë se ky këshill po përballet me probleme te shumta në ruajtjen e mjedisit, çka fajtor kryesore janë qytetarët.

“Ne keni shumë problem me ndotjen e ambientin e veçanërisht në lagjen ku ne operojmë, shumicën e kohës dhe rasteve qëllim kryesorë është zhvillimi ekonomik.  Ne kemi mbajt kampanja vetëdijesuese kemi arrit me pastrua lagjen. Është duke u bërë punë e madhe po ne si qytetarë po mbesim mbrapa, kemi si qëllim me vazhdua ende me mbështet idetë e reja për me mbledh materiale të reciklueshme”, tha ai.

Anette M Fath- Lihic nga Zyra e Bashkimit Evropian ka thënë se Kosova mbështetett  me 100 milionë euro në vit për ruajtje të mjedisit.

Ajo shtoi tutje se Kosova ka bërë një lloj përparimi sa i përket ruajtjes së mjedisit”

“Ajo që bënë BE-ja është lloj vlerësimit qe po bëhen në sektorë të ndryshme. Kosova është fazat e hershme të përgatitjes së mjedisit,  është arrit një lloj përparimi. Në vitet e ardhshme Kosova duhet të krijojë sistem efektivë të ujit, të kontrollojë të dhënat. Ne Kemi kontratë me Kosovën  kjo është MSA ndërsa me ERA  2 do të përfshihet edhe mjedisi. Kur është fjala për financim Be-ja jep 100 milion në vit”, tha ajo

Alban Rama nga kompania e riciklimit ka thënë se po ballafaqohen gjithashtu me probleme të ndryshme dhe sipas tij duhet mbështetje nga Ministria e Mjedisit.

“Ka shumë sfida por edhe sukseset nuk mungojnë, sukses mundem  me përmend   eksporti që po arrihet. Ndërsa kemi mungesa në lëndën e parë. Ne vetëm para dy viteve bëjmë import të lëndës së parë pasi ka mungesë dhe s’mundemi me realizua atë kërkesë”, tha ai.

Shkipe Deda-Gjurgjiali, nga UNDP-ja, programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka thënë se problemet e mjedisit në Kosovë janë të trashëguara dhe kryesisht kanë ardhur nga industritë.

Në këtë diskutim u treguan disa storie personale të suksesit, të cilat kishin për mesazh mbrojtjen e mjedisit

Pat Smith nga The Final Straw Cornwall, përmes Skype ka treguar për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit duke bërë thirrje gjithashtu të mos përdorin gjërat e plastikës.

 “Unë kam shkruar problemin e plastikes dhe kam bërë hulumtime se shumë gjëra që i përdorim përfundojnë përmes rrjedhave dhe lumenjve në det dhe shkaktojnë probleme tek peshqit dhe detarët dhe kjo gjen mënyrën që kthehet tek ne përmes peshkut që e hamë”, tha ai.

Të ngjashme