Kosova ua ul pagat për 4 muaj dy gjyqtareve që e takuan Vuçiqin

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ulje të pagës prej 30% për një periudhë prej 4 muajsh do të kenë dy gjyqtaret e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Tatijana Virijevic dhe Dragica Jakovljevic, pasi që të dyja kishin marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Një vendim të tillë KGJK e ka marrë me 23 qershor 2022 pasi kishte aprovuar marrëveshjen vullnetare për pranim të fajësisë të lidhur mes dy gjyqtareve dhe panelit hetimor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendimin e KGJK-së thuhet se dy gjyqtaret kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin me presidentin Vuçiq.

“Për panelin hetimor ka qenë e pakontestueshme se subjektet e hetimit me këtë rast Tatijana Virijevic dhe Dragica Jakovljevic, kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin e datës 22.03.2022, me ftesë të presidentit te Republikës së Serbisë”, thuhet në këtë vendim.

Tutje, sipas arsyetimit të këtij vendimi thuhet se prezent kanë qenë dhe përfaqësues të tjerë politik, duke vlerësuar se ky takim ka qenë i natyrës politike pasi që në atë kohë kanë qenë edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Po ashtu, sipas këtij vendimi  për këtë shkelje dy gjyqtaret janë pajtuar që të ju shqiptohet sanksioni disiplinor zvogëlim i pagës 30% në kohëzgjatje prej katër muajve.

Me rastin e dakordimit për sanksionin disiplinor sipas këtij vendimi thuhet se paneli si rrethanë lehtësuese mori atë se dy gjyqtaret nuk kanë pasur më herët ndonjë masë disiplinore të shqiptuar.

Ndryshe, me 5 maj 2022 është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, se këto dy gjyqtare po u hetonin nga Këshilli pasi të njëjtat ishte raportuar se ishin pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Beograd.

Për këto dy të fundit, Këshilli, në mbledhjen e mbajtur me datë 20 prill 2022, ka bashkuar procedurën disiplinore për dy kërkesat dhe ka themeluar një panel hetimor.

Gjithashtu, pjesëmarrëse në takim me Vuçiqin ka qenë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, për të cilën po ashtu ishte iniciuar procedurë disiplinore dhe e njëjta ishte suspenduar.

Ndryshe, kanë treguar se Stevanoviq kishte arritur marrëveshje për pranimin e përgjegjësisë disiplinore me Panelin Hetimor, marrëveshje kjo e cila është aprovuar edhe nga Këshilli.

Ndërsa nuk dihet  se çfarë sanksioni disiplinor i është shqiptuar kryetares Stefanoviq pasi ende nuk është publikuar vendimi për arritjen e kësaj marrëveshje

Të ngjashme