Kosova me urën më të gjatë në rajon

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 09:17 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se Kosova do ta ketë urën më të gjatë në rajon.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se ura më e gjatë në rajon, prej 7 kilometrave, tashmë ka filluar ta marrë formën e saj.

Kjo urë është duke u ndërtuar nga kompania amerikano-turke, “Bechtel&Enka”, raporton Insajderi.

“Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada “Arbën Xhaferi” do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar”, ka shkruar Lekaj, ndër tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme