Kosova vërshohet nga mërgimtarët, mbi 80 mijë pasagjerë veç për një javë

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i muajit gusht e ka ‘goditur’ aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës me një valë të madhe udhëtarësh.

Gjatë javës së parë të këtij muaji është shënuar 18.7% rritje e pasagjerëve, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Aeroporti ka mirëpritur një mesatare prej 11.420 udhëtarësh në ditë ose gjithsej 79.937 pasagjerë në 521 fluturime midis datave 1 dhe 7 gusht.

Ndërsa gjatë 7 muajve të këtij viti, aeroportin e Prishtinës e kanë shfrytëzuar 1.338.994 udhëtarë.

Të ngjashme