Kosovarët gjatë pandemisë thyen rekordin e lindjeve

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Ngujimi brenda katër mureve në shtëpi gjatë pandemisë, ka ndikuar në shtimin e natalitetit në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare për muajt e parë të këtij viti, numri i lindjeve të foshnjave është dyfishuar.

Në muajin janar të këtij viti, që i bie nëntë muaj pas mbylljes së Kosovës me vendim të Qeverisë Kurti I, sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 2,666 lindje.

Ky numër ka shkuar duke u rritur. Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje, ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.

Si rezultat i pandemisë, në muajin mars ka pas lindje rekorde që janë regjistruar brenda 1 muaji, në dhjetë vitet e fundit në Kosovë, shkruan gazeta Infokus.

Në muajin Mars janë regjistruar 3205 lindje ku krahasuar me muajin shkurt 2021 ka rritje të numrit të lindjeve për 19.9 %. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin mars, 1699 lindje janë meshkuj dhe 1506 lindje janë femra.

Viteve të mëhershme janë regjistruar rreth 1700 lindje të reja gjatë muajit Mars.

Të ngjashme