Kosovarët mund të aplikojnë për Green Card deri më 7 nëntor, interesim i madh për të shkuar në ShBA

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 11:55 | Nga

Interesimi i qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si duket po rritet nga viti në vit. Aplikimi në lotarinë amerikane, tashmë po mundësohet nga disa dhjetëra zyrë nëpër tërë territorin e Kosovës, dhe si duket qytetarët e Kosovës po tentojnë që në mundësinë e parë të largohen nga vendlindja për në “tokën e premtuar”.

Stafi i zyrës “Fito Green Card Amerikan duke i plotësuar standardet e Ambasadës së SHBA-ve”, kanë sqaruar se aplikimi në këtë zyrë ka filluar më 4 tetor dhe do të vazhdojë deri më 7 nëntor.

Ata kanë treguar për Telegrafin se këtë vit në krahasim më vitin e kaluar tek zyra e tyre kanë aplikuar më pak qytetarë së një vit më parë, por që kjo nuk do të thotë që në përgjithësi ka rënë numri i aplikantëve nga Kosova, duke shtuar “së në vitin 2015, 25 persona janë bërë banorë të SHBA-ve përmes tyre”.

Në vitin 2012 në Kosovë, kanë aplikuar 7 mijë persona për lotarinë amerikane, derisa 180 e kanë fituar atë, derisa në vitin 2013 për tu pajisur me Green Card kana aplikuar 6 mijë persona dhe nga ta 250 kanë fituar të drejtën të jenë banorë të Amerikës.

Në vitin 2014 nga Kosova për lotarinë amerikane kanë aplikuar 8000 qytetarë, dhe nga ta 220 janë pajisur me Green Card-në e SHBA-ve.

Ndonëse duket se qytetarët e Kosovës kanë interesim të lartë për të larguar në drejtim të SHBA-ve, shifrat flasin se Shqipëria mbetet njëri ndër vendet me numrin më të madh të aplikuesve në botë.

Derisa në vitin 2012 nga Shqipëria kanë aplikuar 59 mijë qytetarë, nga ta 1500 kanë qenë “fatlumë” dhe kanë fituar të drejtën të bëhen banorë të SHBA-ve. Në vitin 2013, kanë aplikuar në lotarinë amerikane 83 mijë shqiptarë, derisa 3200 prej tyre kanë qenë fitues të Green Cardës amerikanë.

Për trendin rritës të aplikuesve nga Shqipëria tregojnë të dhënat për vitin 2014, ku nga 100 mijë të tillë, 2.900 shqiptarë e kanë fituar të drejtën të bëhen banorë të SHBA-ve.

Viti 2015 ka qenë më “tronditës” në këtë drejtim, ku shifrat tregojnë se 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar në lotarinë amerikane, ku 3 mijë sosh e kanë fituar atë.

Ndryshe, lotarinë Amerikane për Green Card në Shqipëri e luajnë mbi 12 herë më shumë se në Kosovë. Përqindja e fituesve varet nga shuma e migrantëve në SHBA, 5 vitet e fundit.

Kosovarët tani kanë shanset shumë më të mira për të fituar, për shkak se në pesë vitet e fundit kanë emigruar shumë më pak kosovarë në SHBA, në krahasim me shtetas tjerë.

Secili fitues ka të drejtë të merr bashkëshorten dhe fëmijët nën moshën 21 vjeç. Pra mund të llogaritet për çdo fitues, emigrojnë 3 ose më shumë anëtarë të familjes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme