Kosovarët ndalen në Tunelin e Kalimashit dhe bëjnë fotografi

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Disa qytetarë nuk kanë përfillur shenjat e komunikacionit në Tunelin e Kalimashit për të mos u ndaluar në atë vend.

Këta madje i kanë ndalur veturat e tyre për tu fotografuar, shkruan Gazeta Demos.

Fotografitë e tyre këta i kanë postuar në rrjetin social në Facebook, ku kanë hasur në reagime të shumta nga përdoruesit e këtij rrjeti.

Tuneli i Kalimashit është një ndër vendet më të frekuentura nga veturat, pasi që gjendet në autoudhën Kosovë-Shqipëri, e që shfrytëzohet shumë edhe nga qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme