Kosovaret nisen për në Gjermani me autobus, por rrahën mes vete sapo mbërrijnë në Hungari

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Disa kosovarë janë rrahur mes vete gjatë udhëtimit të tyre me autobus drejtë Gjermanisë.

Përleshja fizike ka ndodhur saktësisht në stacionin e autobusëve në Ausburg, kurse sipas burimeve të Indeksonline, mosmarrëveshjet kishte filluar që në momentin kur autobusi kishte mbërritur në Hungari.

Si pasojë e përleshjes fizike ka edhe persona të lënduar, ndërsa në të ishin përdorur edhe mjete të forta, një prej tyre edhe thikë.

Policia gjermane tashmë ka arrestuar disa persona, kurse udhëtarët ishin nisur nga Prishtina drejt Shtutgartit të Gjermanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme