Kosovarët paguajnë homologimin më të shtrenjtë në rajon

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 08:17 | Nga

Monopoli i Qendrës së Homologimit të Automjeteve, të cilën e kishte përuruar ish-ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, do të vazhdojë veprimtarinë deri në qershor të vitit 2019.

Kjo, meqë Ministria e Infrastrukturës ka hequr dorë nga hapja e tregut në fushën e homologimit të veturave me arsyetimin se një veprim i tillë mund të sjellë pasoja financiare për Qeverinë.

Se ka monopol në këtë aktivitet e pranon edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, por, sipas këtij institucioni, situata është e komplikuar se duhet analizim profesional.

Një monitorim të tillë, ky autoritet nuk pritet ta bëjë këtë vit. Arsyeja – gjatë vitit 2017, do të bëhet një analizë dhe raport i përgjithshëm për gjendjen në treg sa u përket monopoleve dhe ndikimit të tyre në tregjet përkatëse. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme