Kosovarët pavarësisht izolimit festojnë Ditën e Evropës

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 14:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dita e Evropës e cila po festohet me aktivitete të ndryshme në Kosovë, po mirëpritet nga qytetarët e vendi.

Madje ka prej tyre që thonë se Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e BE-së dhe kjo festë tregon se sa afër është shteti i tyre drejt integrimit evropian.

“Duhet me festua se na që një kohë të gjatë po mendojmë me shkua në Evropë, edhe për me shkua në Evropë duhet me i festua edhe fetat e Evropës dhe me u fillua me u vetëdijesuar na si popull. Ne nuk jemi pjesë e BE-së por do të bëhemi dhe normalisht varet se qysh na udhëheqin liderët, është pak problem po shpresoj që do të kemi forca të reja dhe ndryshon situatë”, ka thënë Selman Rugova.

Të njëjtën e thotë edhe Mejreme Gashi e cila thotë se nëse pretendojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian duhet të festojmë edhe festat e tyre.

“Ne duhet t’i festojmë festat nëse dojmë të shkojmë rrugës së Bashkimit Evropian. Pse, se po kemi dëshirë të shkojmë rrugës bashkimit evropian, për shkak të funksionalizimit të shteteve të cilat janë në kuadër të BE-së, rregullat të cilat i ka, ne duhet të provojmë që të jemi pjesë e bashkimit evropianë’”, ka thënë Gashi.

Përkundër që dy bashkëqytetarë thanë se duhet të festojmë Ditën e Evropës, është dikush i cili mendon që Kosova nuk duhet njëherë të mendoj të festoj këtë festë. Krejt kjo për arsye sepse vendi po qëndron në izolim.

“Këtë festë nuk është mirë me festua, vetë fakti që na s’kemi as liberalizim të vizave as kurgjo, mirë nuk është e mirë me festua. Dhe kjo festë është e tepërt për me u festua”, ka thënë Jusuf Syla.

Të ngjashme