Kosovarët rikthehen në Vlorë

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Vizitorët nga Kosova i janë rikthyer Vlorës. Në kohën kur bregdetin e Durrësit tashmë e kanë prenotuar rusët dhe skandinavët, kosovarët duket se këtë verë do të vendosen në Vlorë.

Pas mungesës së sezonit të kaluar kur zbritën më në jug, duke kaluar Qafën e Llogarasë, kosovarët po rikthehen në Vlorë edhe në këto ditë të pranverës, fillimisht me paketa turistike treditore, ndërsa kanë nisur edhe prenotimet për periudhën e verës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga turizmi spontan, kur u duhej t’i gjenin vetë hotelin dhe destinacionet, turistët nga Kosova që zgjedhin bregdetin shqiptar po shkojnë gjithmonë e më shumë tek pushimet e planifikuara. Rreth 800 turistë nga Kosova kanë qëndruar në fundjavë në Vlorë, që përkonte me festën e Pashkës ortodokse.

“Deri tani kemi qëndruar me ofertë vetëm për pushimet e fundjavës, më tepër për të vizituar vendet historike dhe për të kaluar një ditë në det me anije”, thotë një përfaqësues i agjencive turistike nga Kosova.

Të ngjashme