Kosovarët takohen me shkrimtarin që erdhi për herë të parë në Kosovë, François-Henri Deserable

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 18:19 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe botimet “Buzuku” kanë organizuar takim me shkrimtarin francez François-Henri Deserable , i cili do të jetë mysafir nderi i Panairit të Librit.

François-Henri Deserable tregoi për historinë e librit të tij “Njëfarë Z.Piekielny” i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, ndërkaq u shpreh falënderues për Shtëpinë Botuese “Buzuku” për përkthimin e librit.

“Jam shumë i lumtur që jam në Kosovë. Faleminderit për praninë tuaj, është hera e parë që jam këtu dhe në Ballkan. Një falënderim të posaçëm pasi që është përkthimi i parë që i është bërë librit tim dhe jam i lumtur që po e shoh atë në një gjuhë tjeter”.

Shkrimtari francez tregoi se si kishte lindur ideja për librin.

“Jam gjendur në mënyrë të rastësishme në Lituani kur isha nisur që të shkoja në Bjellorusi, kështu që kur shkova atje ma vodhën portofolin dhe mbeta atje dhe duke u shëtitur nëpër rrugët e Vjenusit gjeta një pllakë, një përkujtim të shkruar në gjuhën frangë dhe lituanisht, një pllakë përkujtimore e cila tregonte se këtu ka lindur dhe ka vdekur një shkrimtar francez”.

“Edhe kur unë u gjenda përballë kësaj pllake përkujtimore m’u kujtua ai zotëri pasi që kisha lexuar librin e tij dhe m’u kujtua fjalia dhe tani unë gjendesha pikërisht para asaj shtëpie, kështu që mendova se vetëm letërsia ta jep ata mundësi që ta kujtosh një rrugë dhe ta thuash emrin e saj, edhe pse të gjithë e kishin harruar. Një rrugë e cila ka vazhduar që të përmendë ndër vite pikërisht për shkak të letërsisë. Në këtë libër flas edhe për veten, pasi që derisa isha duke folur për Homan Garin kuptova se përse më kishte lënë aq shumë përshtypje kur kam qenë fëmijë dhe ishte sepse i kishim nënat shumë të ngjashme. Nëna ime më thoshte se nuk do të bëhem një shkrimtar, pasi që dëshironte që të bëhesha një shkrimtar, avokat”, tha ai.

Ai tha se i janë dashur dy vjet e gjysmë për ta shkruar librin.

Abdullah Zeneli nga Shtëpia Botuese “Buzuku” tha se shumica e asaj që shkruhet në libër qoftë nga pjesa reale ose ajo imagjinative i ka të njohura, raporton Ekonomia Online.

“Ndoshta vizioni apo afërsia ndaj librit më bën të guxoj të them se ky është një libër i veçantë dhe është një nga romanet më të mira që kam lexuar ndër 10 vitet e fundit”, tha ai.

Të ngjashme