Kosovarët zhyten në kredi për pushime

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 20:04 | Nga

Oferta e dhënies së kredive për pushimet e verës ka filluar nga një numër i madh i bankave në vend. Njohësit e ekonomisë e shohin shqetësuese dhe i quajnë bankat fajdexhinj të licencuar.

Në stinën e verës shtohet edhe marrja e kredive për pushime. Kjo është bërë e shpeshtë në vendin tonë. Kosovarët në mungesë të kursimeve për pushimet verore po ju drejtohen bankave komerciale.

Njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj marrjen e kredisë për pushimet e verës e konsideron jo të drejtë.

Tha se që nga paslufta bankat në vend e kanë humbur komplet sensin e logjikës ekonomike dhe janë bërë fajdexhinj të licencuar.

“Logjika e marrjes së kredisë është në fuqizimin e biznesit nëse ka biznes një qytetar ose në sigurimin e një ambienti ku mund të jetosh, do të thotë të një shtëpie ose banesë”, tha ai për Tribuna Channel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme