Kosovarëve u ndalohet hyrja në Suedi, shkak Covid-19

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kosova është një nga shtetet që do t’i ndalohet hyrja në Suedi duke filluar nga 6 shtatori. Kjo për shkak të rritjes së personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë.

Sipas medieve suedeze, përveç Kosovës, në listë të zezë kanë hyrë edhe SHBA, Izraeli, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Të gjithë ata që kanë nevoja urgjente për të hyrë në Suedi duhet të kenë test negativ të COVID-19 të bërë në 48 orët e fundit.

Ky ndryshim i masave vjen pas rekomandimit të BE-së mbi situatën e përkeqësuar me COVID-19 në këto vende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme