Kosovarin në Itali, dyshohet se e vrau kushëriri

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Policia italiane ka arrestuar M.Morina i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Erion Morinës, 20 vjeçarit nga Drenoci i Malishevës, trupi i pajetë i të cilit u gjetë në lumin e Kalkios në Itali.

Sipas mediave italiane, M.Morina është kushëriri i viktimës, i cili ishte moshatar me të dhe së bashku me të ishin shpërngulur në Itali, para disa viteve.

Mediat italiane raportojnë se M. Morina u arrestua nga policia ditën kur ndodhi vrasja, por arrestimi i tij u bë i ditur vetëm mbrëmjen e djeshme.

Ende nuk janë sqaruar shkaqet e vdekjes së 20 vjeçarit, i cili kur u gjetë në kanal kishte plagë në kokë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës. Për të kuptuar nëse Erion Morina vdiq nga plagët ose pasi ra në kanal, është urdhëruar autopsia e trupit të pajetë të tij.

Për të kujtuar 20 vjeçarin, në vendin e ngjarjes gjatë ditë së djeshme shokët e tij vendosën disa buqeta me lule dhe qirinj.

Në përkujtimin e tij morën pjesë edhe qytetarë italianë dhe fqinj të ndërtesës ku viktima kishte jetuar për gjashtë muaj së bashku me kushëririn e tij M.Morina, i dyshuar për vrasjen e tij./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme