Kosovës i shtohen edhe 51 avokatë të rinj dhe 25 praktikantë të avokatisë

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 14:25 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Avokateve të Kosovës (OAK) ka organizuar ceremoninë e Betimit të Avokateve, me ç’rat dhanë betimin 51 avokatë të rinj si dhe 25 praktikantë të avokatisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni, kryetari i OAK-ut, Behar Ejupi pasi ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj, theksoi rolin dhe rëndësinë e madhe që Oda e Avokatëve të Kosovës po ju jep këtyre ceremonive.

“Numri në përgjithësi është me këta 51 avokat është 1227 avokat që tash e tutje. Duke pas parasysh se kemi një betim solemn nuk dua ta zgjas më shumë. Do t’ua jap një premtim që do të jem një bashkudhëtarë i juaji dhe dera e Odes së avokatëve do të jetë derë e hapur për avokatët dhe praktikantët e rinj”, tha Ejupi.

“Avokatia është një profesion dhe mision fisnik i cili  duhet të ushtrohet me ndershmëri dhe  përgjegjshmëri te madhe gjithmonë në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit”, tha ai.

Besim Curri drejtori ekzekutiv i Odës së avokatëve, tha se shtëpisë së avokatëve po ju bashkëngjiten edhe 51 avokat të rinj dhe 25 praktikantë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe avokatja Drenusha Berisha dhe Fatbardha Elezaj.

Të ngjashme