Kossnet kërkon angazhim të vazhdueshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan Philip Kossnet, është takuar me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës, të cilët ka përgëzuar për punën e tyre të deritanishme rreth misionit të tyre.

“Ambasadori Kosnett u takua me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës për t’i përgëzuar ata për progresin e kaluar. Ata kanë mbyllur mbi 70% të rasteve të personave të zhdukur – një arritje e madhe. Në takimin e tij ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm në grupin punues të kryesuar nga ICRC-ja për të mbyllur çështjen edhe të shumë rasteve të tjera, për të cilat ende pritet”.

Kujtojmë se sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Kosovë janë në evidencë edhe 1653 persona të zhdukur. 

Të ngjashme