Kostoja e trajtimit e papërballueshme për familjarët, kërkohet ndihmë për të aksidentuarit Valon Qela e Egzon Kryeziu

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

28 vjeçari nga Mitrovica, Valon Qela, i cili kishte pësuar aksident komunikacioni në fund vitin e kaluar, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmë financiare.

Valon Qela aktualisht gjendet në një spital në Stamboll të Turqisë, duke u trajtuar nën kujdesin intensivë për shkak të gjendjes së tij – ende pa vetëdije.

Deri më tani kanë arritur shpenzimet në vlerë prej 68.395.08 euro, ndërsa nevojiten edhe mjete të tjera për ta vazhduar tretmanin mjekësor.

Familja kërkon ndihmë financiare nga të gjithë atë që kanë mundësi.

Përveç Valon Qelës edhe shoku i tij Egzon Kryeziu 27 vjeçar, ishte pjesë e këtij aksidenti dhe është duke luftuar me jetën.

Egzon Kryeziu po ashtu është duke u trajtuar në një spital të Stambollit por kostoja e shpenzimeve për tretman është e papërballueshme për familjarët, ndaj dhe ata apelojnë për ndihmë financiare.

Përveç Valon Qelës edhe shoku i tij Egzon Kryeziu 27 vjeçar, ishte pjesë e këtij aksidenti dhe është duke luftuar me jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme