KOSTT-i shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave me një varg aktivitetesh

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 10:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një varg aktivitetesh Kosova iu bashkëngjit gjithë vendeve të botës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave.

Qëllimi kryesor është të rritet vetëdija për sfidat me të cilat përballen vajzat, nevoja për fuqizim dhe përmbushjen të drejtave të tyre të njeriut, raporton Ekonomia Online.

Disa vajza patën mundësi të njihen për së afërmi më punën që kryejnë prindërit e tyre në KOSTT.

Ato u pritën nga Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala, i cili  tha se këto organizime synojnë që t’i bëjnë tradicionale.

“Është hera e parë që organizojmë këso aktivitete dhe shpresojmë që ta bëjmë tradicionale”.

“Keni ardhur në një ndërmarrje si KOSTT që është lidere në Kosovë me punën që po bënë në sektorin energjetik”, ka thënë Shala.

Aty u shfaq edhe një film dokumentar për punën që kryen KOSTT-i në Kosovë.

Dita Ndërkombëtare e Vajzave shënohet më 11 tetor çdo vit, që nga viti 2012.

Të ngjashme