KOSTT-i tregon pse një pjesë e Prishtinës mbeti sot pa rrymë

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

KOSTT-i përmes një njoftimi thotë se si pasojë e një lidhje të shkurtër në fushën e largpërçuesit 35kV- Fushë Kosova, ka ardhur deri te rënia e transformatorit energjetik në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, që për pasojë pati ndërprerjen e energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit ditën e sotme.

KEDS-i sot tha se po bëjnë ‘maksimumin që t’i furnizojmë konsumatorët nga linjat alternative. Por, mbi 30 mijë konsumatorë, që përfshijnë më tepër se 100 mijë qytetarë është e pamundur të kyçen. Nuk dihen ende shkaktarët e kësaj rënie’.

Për informata më të hollësishme, KEDS-i kërkoi t’u drejtohen KOSTT-it.

“Konsumatorët që furnizohen nga transformatori T2 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për 1 orë e 32 minuta, ndërsa nga transformatori T1 ana 10 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 12 minuta dhe ana 35 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 38 minuta. Transformatori T2 ana 110 kV është kyç në ora 13:05, ndërsa ana 35 kV është kyç në ora 13:08”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT dhe KEDS kanë dalë në terren, me ç’rast ekipet e KEDS-ut kanë eliminuar defektin në daljen 35kV- Fushë Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme