KOSTT lëshon një njoftim të rëndësishem lidhur me reduktimet e rrymës

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

KOSTT ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme nuk do të ketë reduktime me energji elektrike.

“Njoftohet opinioni që sot me datë 30 dhjetor 2021 me kërkesë të KOSTT nuk janë aplikuar kufizime në konsumin e energjisë elektrike.

Kjo është si rezultat i sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin për ditën e sotme nga operatorët përgjegjës në treg, andaj për qëllime të balancimit të sistemit KOSTT nuk ka dhënë instruksione për redukime.

Në vijim të mobilizimit të të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e situatës, kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur që të shmanget zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për evituar paraqitjen e jobalanceve të theksuara në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar nga operatorët përgjegjës në treg”, njoftohet në komunikatën e KOSTT-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme