Kounde paralajmëron largimin nga Sevilla, alarmohen skuadrat e mëdha

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Jules Kounde pritet të largohet nga Sevilla pas dy sezoneve të shkëlqyera në Andaluzi.

Mbrojtësi i talentuar francez është bërë ndër më të kërkuarit në Evropë nga skuadrat e mëdha falë paraqitjeve fantastike.

Por e ardhmja e tij duket larg Sevillas, më saktësisht në Angli ose në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Chelsea, Arsenal, Man City dhe Man Utd e duan francezin në Ligën Premier, derisa Real Madridi në La Liga.

Gazetari i Transfermarkt, Nicolo Schira ka shkruar se Sevilla është gati t’i shqyrtojë ofertat këtë verë për yllin e tyre.

Ndërkohë vet Kounde ka folur për Telefoot ku ka konfirmuar se dëshiron të bëj një hap të madh në karrierë.

“Unë jam në një klub të shkëlqyeshëm tani, por padyshim që do të doja të shkoja në një ekip më të madh”.

“Ne do të shohim se çfarë do të na rezervojë e ardhmja, por kalimi në një klub më të madh është në kokën time”, tha Kounde.

“Nëshkrimi me Sevillan dy vite më parë ka qenë opsioni më i mirë për mua pasi jam përmirësuar si lojtar dhe nuk pendohem për vendimin tim”, u shpreh mbrojtësi francez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme