KPK-ja e AGK-ja e akuzojnë njëra-tjetrën rreth Rregullores për Komunikim Publik

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 08:23 | Nga

Rregullorja për Komunikim Publik në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), qëkur u miratua para më shumë se një muaji, ka ngjallur në vazhdimësi pakënaqësi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, si dhe nga shoqëria civile.

Shqetësimet janë ngritur edhe publikisht, fillimisht për mospërfshirjen e AGK-së e shoqërisë civile gjatë procesit të hartimit të saj, e pastaj edhe për disa pika që po konsiderohen problematike, sidomos për punën e gazetarëve.

Megjithatë, kjo thirrje nuk është marrë parasysh nga KPK-ja.

Zyrtarë të AGK-së thonë se kanë kërkuar një takim me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, por ai nuk i ka pranuar. Në anën tjetër, prokuroria thotë se vërejtjet konkrete mund t`i paraqesin, por pa treguar se përse nuk janë marrë deri më tani parasysh./KD/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme