KPK miraton emrat 25 e kandidatëve për prokurorë

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 15:56 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në takimin e mbajtur sot, ka miratuar propozimet e Komisionit për Rekrutim, për caktimin dhe shpërndarjen nëpër prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës të 25 kandidatëve për prokurorë.

Sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës, KPK-ja para se të dorëzojë propozimin për emërim te Presidenti i Republikës të kandidatëve për prokurorë, do të kërkojë mendimin e prokurorisë përkatëse për kandidatët e propozuar.

Gjatë këtij takimi, Këshilli po ashtu ka caktuar zyrtarin ligjor të Sekretariatit, Valdrin Krasniqi, si zyrtar kontaktues për Qasje në Dokumente Publike në sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

KPK-ja, po ashtu, sot ka marrë vendim për kompensimin e përkthyeseve për angazhim gjatë kujdestarisë.

Të ngjashme