KPMM-ja: Situata emergjente e krijuar nga Coronavirusi

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, pas vendimeve të marrura nga Qeveria, ka reflektuar menjëherë konform situatës së krijuar dhe në harmoni me vendimet në fjalë, duke qen vigjilent ndaj rëndësisë që ka ruajtja e kontinuitetit të aktiviteteve minerare në vend.

Në përputhje me këtë, Bordit nëmbledhjen e mbajtur me datën 15.03.2020,morri vendim për krijimin eShtabit emergjent.Me këtë rast, lejohet zhvillimi i punës nën masa dhe kujdes maksimal, bazuar në udhëzimet e institucioneve përkatëse dhe me staf të reduktuar, konform Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës .

Konform situatës se krijuar, Bordi ka mbajtuar mbledhje të jashtëzakonshme, me qrast janë ndërmarr masat e nevojshme mbrojtëse, ku është siguruar material dezinfektues si alkool, dorëza dhe maska mbrojtëse për stafin e anagazhuar, është dezinfektuar objekti i KPMM-së.Në mënyrë obligative stafi detyrohet të i përmbahet këshillave të dhëna nga Institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës, siçështë ruajtja e distancës dhe krijimi i kushteve teknike për zhvillimin e punëve të domosdoshme.

Me këtë rast deshirojm të informojm opinion e gjërë,në veçanti palët e interesit, me theks ndërmarrjet minerare të KPMM-së, se gjatë muajit Mars kambajtur takim tërregullt tëBordit për licenca dhe leje, janë shqytuar 12 licenca të Hulumtimit, 6 licenca të shfrytëzimit, 6 leje për aktivietete të veçanta,  si dheështë aprovuar raporti vjetor i KPMM-së.

Po ashtu  KPMM-jaka vazhduar edhe punën në teren në realizimin e aktiviteteve minierare, inspektimin  dhe monitorimin e sektorit, me staf të reduaktuar dhe masa tëkujdesit të sigurisë shëndetësore.

Nën mbikëqyrjen e inspektoreve te KPMM-sederi më tani janë realizuar me suksese 21 minime në punimet minerare siperfaqesore prej të cilave juan fituar 257,537.28m3 shkëmbinj te fortë, si parakusht esencial për vazhdimin e afarizimit të ndërmarrjeve minerare, si dhe  zingjirit në ndërtimtari të lartë dhe atë të ulët.

 KPMM-ja  do të vazhdoj të ruaj këtë kontinuitet të punës, i cili do të refelektoj  pozitivisht në ekonomin e vendit si të domosdoshme  për momentet qe po kalojm.

Janë realizuar edhe katër minime ne minierat nëntokësorë të Plumb-Zinkut në pjesën veriore të vendit, në minierat Bello Berdo dhe Cërnac.

Vlen të theksohet se përcjellja e explozivit gjithmonë bëhet nga Departamenti i Sigurisë Publike (DPS) në kudër të Ministrisë së Punëve tëBrendshme dhe Administratës Publike me aprovimin e KFOR-it kurse aprovimi dhe monitorimi i minimeve nga Inspektorët e KPMM-së. Realizimi i minimeve bëhet nga kompanitë minuese te licencuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Janëduke u inspektuar edhe të gjitha operimet e jashtë ligjshme në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme