KPMSHCK-ja qe pesë muaj jofunksionale, rreth 500 ankesa të pashqyrtuara

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Afro 500 ankesa të shërbyesve civilë, prej tyre 80 ndërprerje të marrëdhënies nga puna, janë grumbulluar nga janari i këtij viti në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë të Kosovës (KPMSHCK).

Ankesat nuk janë shqyrtuar pasi këshilli ka mbetur pa pesë anëtarë – katër anëtarëve u ka skaduar mandati, ndërsa një tjetër ka dhënë dorëheqje, shkruan sot “Koha Ditore”.

KPMSHCK-ja përbëhet nga shtatë anëtarë të cilët zgjidhen përmes konkursit të hapur dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës. Sipas rregullores për punën e Këshillit të pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës, për të pasur kuorum për mbajtjen e një mbledhjeje duhet të jenë së paku katër anëtarë.

Kandidatë të cilët kanë drejtuar ankesa në KPMSHCK thonë se mosshqyrtimi i ankesave përbën shkelje të të drejtave të tyre që u garantohen me ligj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme