KQZ: Del lista e pagave për personat e angzhuar në procesin zgjedhor 2017

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është dërguar lista për pagesë e pjesës së fundit të stafit zgjedhor të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar.  

Pra, transferimi i mjeteve është bërë në llogaritë aktive 647 personave, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhje si: Komisionerë, Personeli për Raportimin e Rezultateve Preleminare (K-Vote); dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Duke pasur parasysh se Zgjedhjet Lokale janë mbajtur në fund të vitit të kaluar, disa pagesa për trupat zgjedhore nuk ishte e mundur të realizoheshin brenda vitit 2017.

 

Të ngjashme