KQZ e kufizon numrin e vëzhguesve në vendvotime për subjektet politike dhe organizatat, kjo është thirrja e Dakës për partitë politike dhe organizatat

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për kufizimin e prezencës së numrit të vëzhguesve të partive politike dhe të organizatave në vendvotime gjatë procesit të nesërm zgjedhor.

Sipas vendimit të KQZ-së, në një vendvotim dhe në të njëjtën kohë, një subjekt politik mund të angazhojë vetëm një vëzhgues.

Gjithashtu, ky vendim vlen edhe për organizatat e akredituara. Pra, në një vendvotim dhe në të njëjtën kohë, një organizatë mund të angazhojë vetëm një vëzhgues.

Ekipet e mediave nuk kanë qasje të kufizuar, sepse jemi të vetëdijshëm se nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës në një vendvotim.

Lajmi është bërë i ditur për Ekonomia Online nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila u ka bërë thirrje partive politike dhe organizatave që të koordinohen me vëzhguesit e tyre dhe të mos shkaktojnë tollovi në qendra të votimit dhe në vendvotime, sepse kjo nuk do të lejohet në asnjë mënyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme