KQZ-ja pranon 137 pako me fletëvotime për Dragashin, zëvendësohen anëtarët e nëntë Kuvendeve Komunale

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Raportin financiar për periudhën e përfunduar më 30 shtator 2021, shkruan Ekonomia Online.

Në mbledhjen e sotme Florian Dushi, anëtari i KQZ-së ngriti si shqetësim rrjedhjen e listën me numrat e telefonave të personave të regjistruar për votim nga jashtë.

” Lista e personave të regjistruar bashkë me numrat e telefoni e cila është nxjerrë nga KQZ dhe e posedojnë persona privat dhe kanë kontaktuar njerëzit në telefon e di se së paku neve na është thënë se nuk kemi të drejtë për ta pasur kur kemi fol për këtë listë na është thënë se këtë pjesë të listës mund të kenë vetëm sa i përket emrave dhe mbiemrave dhe jo numrave të telefonit dhe atyre personal ndërsa ajo listë bashkë me emrat qarkullon dhe unë e posedoj, ma kanë dërguar ndërkohë dhe është mirë me ditë se si ka rrjedh kjo jashtë “, tha Dushi.

Por, Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se nuk ka pasur dijeni për këtë informacion.

“Nuk jam në dijeni për një informacion të tillë, por do të shikojmë dhe do të hetojmë se si ka mundur të rrjedh që persona të paautorizuar të posedojnë listën me të dhëna me numër personal dhe numra të telefonit ku ajo përdoret vetëm për qëllime të administrimit të procesit dhe asgjë tjetër”.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe zëvendësimi i  anëtarëve të Kuvendeve Komunale në, Lipjan, Suharekë, Graçanicë,  Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq,  Zubin Potok, Partesh dhe Pejë.

Anëtarët e KQZ-së miratuan edhe projektin dhe agjendën për punëtorinë “Mësimet e nxëna për zgjedhjet e lokale 2021”, përfshirë buxhetin.

Në mbledhje u miratua edhe Raportit i shpenzimit të derivateve për veturat në periudhën janar-shtator 2021.

Të ngjashme