KQZ-ja thotë se s’ka autorizuar askënd të bëjë sondazhe në emër të tyre

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 14:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është distancuar nga publikimi në medie i një sondazhi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit për të cilin u raportuar se është bërë nga KQZ-ja, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e KQZ-së këtë çështje e ka ngritur Arianit Elshani nga PDK-ja i cili ka kërkuar që këto sondazhe të demantohen.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha së ata se kanë autorizuar askënd për të bërë sondazhe dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë.

“Ne s’i kemi dhënë askujt të drejtë të bëjë sondazhe në emër të KQZ-së, dhe do i  ftojmë qytetarët që mos t’iu besojnë”, tha Daka.

Në mbledhje nga  zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u bë e  ditur se afati i fundit për aplikimin e subjekteve politike për akreditim të vëzhguesve është deri sot në ora 18:00.

“Sot përfundon afati i fundit në ora 18:00 për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve vendore ndërkaq të martën është afati i fundit për aplikim për mediat ndërkombëtare”, ka thënë Yll Buleshkaj drejtor ekzekutiv i kësaj zyre.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se votat jashtë vendit do të pranohen ç’do ditë deri në përfundimin e afatit të votimit.

Ai ka thënë se këto vota fillimisht do të dërgohen në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe pas përfundimit të votimit do të dërgohen në QNR.

ka shtuar se sekretariati çdo ditë do të bëjë marrjen e votave qoftë në postën kryesore apo ato të shpejta ku si fillim do të dërgohen në Ministrinë e Infrastrukturës dhe pastaj një ditë para zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit.

“Sekretariati çdo ditë do ti merr nga posta pa marr parasysh a janë nga posta zyrtare apo ato të shpejta dhe do ta kemi një zyrtar që do të bëjë pranimin nga postat e shpejta dhe çdo ditë do ti marrim dhe do ti dërgojmë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe pas kësaj do ti dërgojmë në Qendrën e numërimit”, tha ai.

Të ngjashme