KQZ-ja vendos të rinumërohen 58 vendvotime të reja, mbi 16 mijë vota nga diaspora refuzohen

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 13:22 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 220 vendvotime nga 494 sa janë në proces të rinumërimit, po ashtu KQZ-ja ka vendosur që të shkojnë në rinumërim 58 vendvotime, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së

“Deri në këto momente janë rinumëruar 220 vendvotime. Kemi 40 njësi që po numëron pasu kemi shtuar kapacitetet”, tha ai.

Ahmetaj ka bërë të ditur se deri më tani janë pranuar 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit  dhe 16 mijë e 288 zarfe janë refuzuar

“Sipas të dhënave më të fundit janë̈ hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara. Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:

•7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;

•5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;

•1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;

•2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);

•672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, ka thënë Ahmetaj.

Në fillim të mbledhjes, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi  ka propozuar që të diskutohet lidhur me votimet për komunitete në komunat e ndryshme që është bërë problem i diskutueshëm.

Ndërsa, Alim Rama ka kërkuar publikimin e listave totale të atyre që kanë votuar nga jashtë. Të publikohet lista e atyre që janë pranuar dhe atyre që janë refuzuar.

Me 6 vota për dhe 4 abstenime u miratuan për rend dite këto pika të propozuara.

Të ngjashme