KQZ-ja vendosë që fushata për zgjedhjet në Mitrovicën veriore do të jetë nga 12-27 nëntor

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 15:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka vendosur që fushata  zgjedhore në Mitrovicën veriore  te jetë nga data 12 nëntori deri më 27 nëntor, ndërsa për  zgjedhjet në Podujevë do të diskutohet  të enjten për të parë se a do të përsëriten aktivitetet edhe njëherë, raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe buxhetit shtesë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Sipas vendimit të KQZ-së buxheti i planifikuar është në shumën 193 mijë e 181 euro. Në kuadër të këtij buxheti janë paraparë dy raundet, ashtu siç̧ kërkohet me ligj.

Anëtar i KQZ-së nga LDK-ja  Sabri Hamiti ka thënë se shpenzimet për zgjedhjet në Mitrovicë janë më të vogla karshi zgjedhjeve në komunat e tjera.

“E kemi analizuar gjatë, shpenzimet për zgjedhjet në Mitrovicë del që janë më të vogla krahasim me zgjedhjet e tjera për një komunë për shkak se”

Anëtari i KQZ-së Alim Rama nga VV-ja tha se në Podujevë duhet vazhduar me aktivitetet që kanë ngecur.

“Ne jemi pajtuar që të gjitha aktivitet që kanë  ngecur me u  përsërit në Podujevë,  të bëhen përmes planit operacional  dhe të përdoren të njëjtat afate. Unë kisha rekomanduar që edhe për fushat të përdoret një transparencë për mjetet në publik”

Valdete Daka ka thënë se në raport shkruan se 15 ditë fushata në Mitrovicë nga 12 nëntori deri në 27 nëntor.

“Fushata zgjedhore fillojnë me 12 nëntor dhe përfundoj me 27 nëntor. Për Podujevë kemi, kohë ende për fushat dhe mund të konsultohemi  gjatë ditëve në vijim, ndërsa për në Mitrovicë duhet të vendoset sot sepse janë komplet zgjedhje të reja.

Të ngjashme