KQZ merr vendim të fillojë numërimi i votave me kusht

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 12:14 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e radhës mori vendim që të filloj numërimi i  12 mijë votave me kusht, ku përfshihen votat me postë dhe të atyre me nevoja të veçanta.

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), do të filloj në orën 14:00, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të çuar në rinumërim Prishtinën e Prizrenit, u miratua me shumicë votash në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se do të bëhet rinumërimi i  plotë i votave në Prishtinë, e Prizren. Ndërsa i pjesshëm në Dragash 35 vendvotime e Rahovec 3 vendvotime.

Anëtari i Vetëvendosjes në (KQZ), Adnan Rrustemi tha se vendimi i PZAP-it, e suspendon vendimin e qytetarëve.

Rrustemi tha se në asnjë vendvotim në Prishtinë e Prizren, nuk ka pasur vërejtje nga partitë politike as në ditën e votimit, as të numërimit të votave.

“Kërkoj nga (QNR) që të vazhdoj numërimin e votave me kusht qysh e kanë planifikua. Si ka mundësi me ditë parregullsi të votave që s’janë hap e s’janë numëruar.  Kërkojmë të mos hyjë në rend dite kjo pikë”, tha Rrustemi.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i tha Rrustemit që nuk ka nevojë të bëhet presion.

Rrustemi ka replikuar duke thënë se vendimi i PZAP-it është krejtësisht politik.

Ndërsa, Ilir Gashi tha se vendimi i PZAP-it të hyj në rend dite.

“Jam pro këtij vendimi dhe të vazhdojmë tutje më rinumërim”.

Pro vendimit të PZAP-it ishte edhe Sami Hamiti i LDK-së në KQZ.

“Për vendimet që i ka marrë PZAP absolutisht ne nuk duhet të ndërhyjmë. Le të vërtetohet le të legjitimohet. Kjo është shumë mirë edhe për subjektin VV-së”.

PDK: Askush nuk ka nevojë t’i frikësohet transparencës

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi  tha se trasnparenca është standard i kënaqshëm, ndonëse mund të ketë pakënaqësi për rezultatin.

“Ne nuk mund të punojm me emocione dhe është mirë me pas një agjend të përhershme të punës. Ne i kemi disa rezultate, për mu  pa transaprenca dhe mundësia  se çfarë ka ndodhur. Mund të jemi të paknaqur me rezultatin por kjo transaprence është standard i kënaqeshëm. Asnjëherë prej që jam këtu nuk ka pasur rinumrim të votave me kusht”, tha Gjoshi.

Qendra e Numërimit të Rezultateve do të filloj numërimin e votave me kusht, me postë e të personave me nevoja të veçanta. Ndërsa, rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht.

Të ngjashme