KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 08:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se të gjitha qendrat e votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj, raporton Ekonomia Online.

“Sot në dy komunat e Republikës së Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetarin e tyre. Sipas raportimeve nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve nga këto dy komuna, të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të përcaktuar me ligj”, tha Elezi.

Në komunën e Podujevës, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313, ndërsa numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime.

Elezi kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Të ngjashme