KQZ tregon afatin e fundit për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 09:18 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, 2017.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, KQZ njofton të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Kosovës se ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Kjo periudhë do të zgjasë deri më 23 gusht, 2017.

Formularët e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 23 gusht, 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme