Kraja: Albanologëve të rinj nuk po u vlerësohet puna në Kosovë

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 10:13 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së Akademisë se Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), të martën dhe mërkurën organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Studimet albanistike në Itali”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë me kontributet e tyre shkencore rreth 50 referues nga Kosova, Shqipëria, Italia, ShBA-ja, Franca, Bullgaria dhe Greqia, raporton Ekonomia Online.

Mehmet Kraja, kryetar i AShAK-ut, tha se albanologëve të rinj nuk po u vlerësohet puna në Kosovë.

“Pavarësisht rrethanave politike këto studime vazhdojnë të jenë në segment i studimeve shkencore të cilat kanë pasur rritje të pandërprerë. Studimeve albanologjike në Kosovë i bën ballë edhe shumë sfidave në Kosovë”.

“Përmes studimeve në këtë fushë është vendosur një qëndrueshmëri e komunikimit të Kosovës në gjithë botën. Kjo është konferenca e tretë e kësaj tematike. Albanologët e rinj të Prishtinës përballen me një mosnjohje të pa shembull”, tha Kraja.

Ndërsa Rexhep Ismajli, kryetar i Këshillit Organizativ, tha se Kosova ka nevojë për një prezencë kulturore italiane, raporton EO.

“Raportet e shqipes me italishten e latinishten kanë qenë vazhdimisht në vëmendje të studiuesve italian. Albanologët të gjithë kanë krijuar një traditë që është e përhapur gjithandej. Ata e kanë ndërlidhur veprimtarinë e tyre me atë të arbëreshëve dhe italianëve. Për Kosovën në veçanti më herët ka pasur më pak interes”.

“Ka pasur studime etnografike e kulturore në kuadër të një projekti të madh të akademisë të atëhershme. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim ndoshta kjo konferencë është një nxitje edhe më tepër”.

“Ne kemi nevojë për një prezencë kulturore italiane në Kosovë. Këtë traditë të madhe të albanistikës të zhvilluar në Itali e shohim të përqendruar rreth dy shtyllave studimore”.

Të ngjashme