Krasniqi kërkon nga Qeveria kushte për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që te krijohen kushte të favorshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që të krijojnë kushte të favorshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, që të jetë i sigurt, demokratik dhe i lirë”, ka thënë se Krasniqi në takim me kandidatët e PDK-së të certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Krasniqi me këta kandidatë ka diksutuar për pëgaditjen lidhutr mr procesin zgjedhor, situatën e tensionuar në veri.

“Bashkë me Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan, diskutuam për përgatitjet lidhur me këtë proces, situatën e tensionuar në veri dhe ndamë shqetësimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve atje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme