Krasniqi kërkon përkrahjen e komunave në luftimin e pandemisë, paralajmëron masa shtesë

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 17:56 | Nga Firore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë mbajtur takim me Drejtoritë e Inspeksioneve Komunale, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi tha se takimi ka pasur për qëllim koordinimin e aktiviteteve me nivelin lokal.

Ai tha se shtimi i numrit të inspektorëve merr kohë, dhe se për këtë çështje janë duke pritur rishikimin e buxhetit dhe procedurat e tjera që kërkon Ligji i Shërbyesve Civil.

“Ne si ministri javë më parë kemi lëshuar urdhëresë për gastronomë ku ka frekuentime më të mëdha të qytetarëve e cila nuk është duke u zbatuar”.

Ministri kërkoi që respektimi i urdhëresave dhe manualit në çdo nivel të bëhet nën përcjelljen e Policisë.

Sipas tij, për të mos ardhur deri te mbyllja e lokaleve është i rëndësishme bashkëpunimi.

“Në shumicën e komunave urdhëresa nuk është prezantuar te gastronomët dhe jemi të gatshëm që informimi të shkojë deri tek bizneset. Duhet të bashkëpunojmë që mps të ketë mbyllje”.

Ministri Krasniqi tha se do të ishte i nevojshëm edhe formimi i task-forcës në mënyrë që të jenë 24 orë në shërbim të qytetarëve.

Ai bëri thirrje që këto ditë të punohet dhe jashtë orarit të punës.

“Të mobilizohemi që këto udhëzime të zbatohen në përpikmëri në mënyrë që të bëhet parandalimi dhe rritja e numrit e të prekurve”.

Ndërsa Sazan Ibrahimi, nga Asociacioni i Komunave, tha se Qeveria bashkë me komunat kanë hartuar manualin në luftën kundër virusit.

Ibrahimi ka thënë se kanë menduar që së bashku me niveli qendror t’i bashkrendojnë aktivitet sa i përket inspektimit.

Të ngjashme