Krasniqi: Kosova në mesin e 5 vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar, Qeveria dështoi

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Analisti Albert Krasniqi ka thënë se Kosova është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja me Covid-19 në 100 mijë banorë.

Po ashtu, ai ka shkruar se vendi është në mesin e 5 vendve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se deri këtu kemi ardhur nga dështimi i Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë.

Shkrimi i plotë:

Për vetëm një javë, janë regjistruar 13,956 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 75 persona kanë humbur jetën.

Kosova është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja në 100 mijë banorë, dhe është në mesin e 5 vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar.

Krejt këtu erdhëm nga dështimi i Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Asnjë masë! U soll thuajse nuk ka pandemi. Një dyqan tregtar, Zara, u soll më me përgjegjësi ndaj klientëve të vet duke kërkuar vendosjen e masave, sesa Qeveria ndaj qytetarëve të saj.

Të ngjashme