Krasniqi: Në këtë ditë feste, zemrat tona janë me familjet e dëshmorëve dhe themeluesit e shtetit që po mbahen në Hagë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar sot të gjithë qytetarët e Kosovës në 13 vjetorin e pavarësisë, pas vizitës për homazhe që bëri në Prekaz së bashku me lidershipin e partisë.

“Në këtë datë të shenjtë për të gjithë ne, mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e dëshmorëve, me invalidët dhe veteranët e UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në facebook.

Ai ka thënë se sot e ndjejnë mungesën e themeluesëve të shtetit, presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë.

“Në këtë përvjetor të 13 të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e ndjejmë mungesën e themeluesëve të shtetit tonë, Presidentit Thaçi, Kryetarit Veseli dhe të bashkëluftëtarëve të tyre. Duke e ndjekur shembullin e tyre, ne do të vazhdojmë punën për konsolidimin e shtetit dhe për integrumin e Kosovës në struktuat euro-atlantike. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës të gjithëve”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme