Krasniqi ngushëllon familjen diplomatit dhe ish- myftiut Rexhep Boja

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen Boja, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, profesorit dhe ish-kryetarit (myftiut) të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Rexhep Boja.

“Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë”, ka shkruar Krasniqi.

“Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Të ngjashme